LajmeRajon

Rohde: Qytetarët e Kosovës meritojnë politikanë që vendosin vendin para interesave partiake

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar pas situatën së krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe ngërçin e krijuar si rezultat i mos votimit të raportit të Komisionit Verifikues të Mandatave.

Rohde ka deklaruar se më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës ka mbetur në bllokadë si rezultat “i taktikave bllokuese”.

Ambasadori gjerman ndër të tjerash ka thënë se qytetarët meritojnë politikanë që prioritizojnë Kosovën mbi politikat e partisë.

“Prandaj e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka thënë Rohde. /21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close