
Një aksion i gjerë ka nisur sot në fshatin Pallaticë, ku forca të mëdha policore janë të angazhuara në kontrollin e disa shtëpive, ku dyshohet për armëmbajtje pa leje. Aksioni po zhvillohet në kuadër të një hetimi nga Prokuroria për Krim të Organizuar.
Në këtë moment, aksioni është ende në zhvillim, dhe më shumë informacione pritet të dalin gjatë ditës.



