
Vërtetimi i vlerës së pagës minimale gjithkund është i kushtëzuar nga kritere të kushtëzuara ekonomike. Paga minimale duhet të vërtetohet në suaza të dialogut social, por marrëveshja që të bazohet ndaj bruto prodhimit vendor gjegjësisht t’i ketë parasysh parametrat ekonomikë.
Siç theksoi kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski, Oda nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ajo duhet të formohet në bazë të parametrave dëshmues
Sa i përket vendimit të administratës amerikane për vendosje të tarifave për produktet maqedonase, Azeski theksoi se SHBA-ja është partner strategjik i Maqedonisë, por shteti nuk ka shumë mundësitë për alernativa.
Azeski me këtë rast theksoi në interesin e madh të kompanive vendore për aktivitete investuese, konkretisht për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga kredia hungareze, që është më ndryshe nga anketat fillestare të zbatuara nga Oda kur hetimet kanë treguar interes identik me vlerën e ofruar me kredi.



