LajmeMaqedoni

Vijon periudhë me mot të ngrohtë dhe stabil

Drejtoria për Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendin, gjatë periudhës që vijon, do ta përfshijë moti i ngrohtë dhe stabil.

Nëse sot kemi pasur vranësira dhe erë të dobët, por me periudha me diell, nga nesër temperaturat do të shënojnë rritje.

Temperaturat minimale do të jenë nga -5 deri në 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të jenë në interval prej 10 deri në 18 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet deri në -1 kurse maksimalja do të ngritët deri në 18 gradë celsius.

Nga DPHM-ja thonë se gjatë periudhës që vijon moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë, ndërkaq të shtunën priten reshje lokale të shiut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close