
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit ministër i Shëndetësisë sot feston ditlindjen e tij të 52-të. Ai ka pranur në rrjetet sociale urime nga qytetare dhe aktivistë të shumtë.
Arben Taravari u lind me 09 Prill të vitit 1973, njihet si një ndër neurologët më të mirë të rajonit. Që në shkollë të mesme ai zgjedh drejtimin bio-tekonologjik duke ndjekur për katër vjet këtë drejtim në gjimnazin e Gostivarit.
Studimet universitare i vazhdon në universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Megjithëse vitet e fakultetit i kalon në një kohë diskriminuese për shqiptarët, të cilëve rrallë u jepej e drejta për të ndjekur studimet universitare veçanërisht në mjekësi, Taravari spikat si një nga studentët më të talentuar duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera në vitin 1998.
Në vitin 2006 ai specializon dhe disa muaj më vonë po në të njejtin vit edhe magjistron në neurologji duke filluar kështu një rrugëtim të gjatë në këtë fushë. Në vitin 2010 ai mbron doktoraturën duke hulumtuar gjenetikën e sëmundjes së Parkinsonit dhe deri sot është një nga specialistët më në zë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
Në vitin 2016 ai zgjidhet si udhëheqës i Departmentit për Migrenë dhe Kokëdhimbje në Klinikën Universitare të Neurologjisë dhe bëhet anëtar i bordit të revistës mjekësore ndërkombëtare “Medicus” dhe “Vox Medici”.
Pasioni për mjekësinë dhe dedikimi ndaj profesionit të tij e kanë bërë Taravarin një nga mjekët e dalluar në Ballkan dhe punimet e tij shkencore dëgjohen dhe vlerësohen lart në shumë shtete të Evropës apo Amerikës.
Arben Taravari ndërkohë zhvillon një karierë të suksesshme edhe si profesor duke ligjëruar edhe në universitetin e Mjekësisë në Shkup dhe pas hapjes së drejtimit të njëjtë në Tetovë, fillon ligjëron edhe për këtë universitet.
Ai është autor i disa librave shkencorë dhe punimeve shkencore që shërbejnë si pika referimi për shumë studentë e mjekë të rinj.
Librat
2017 – Arben Taravari – Egzaminimi neurologjik
2016 – Migrena, dhembje koke dhe sindroma sëmundjesh
2014 – Praktikum neurologjik
2014 – Praktikum neurologjik
2011 – Gjetje klinike dhe gjenetike tek të sëmurët me sëmundje idiopatike të Parkinsonit: disertacion i doktoraturës
2006 – Studim klinik-epidemiologjik i parkinsonizmit në Shkup, R. e Maqedonisë: punim magjistrature
2006 – Doracak i farmakoterapisë
2005 – Praktikum neurologjik / Ante Popovski, Anita Arsovska, Arben Taravari, Merita Ismajli-Marku, Kadri Haxhihamza
2004 – Neuropsikiatria: për shkollat e mesme të mjekësisë / Popovski Ante, Haxhihamza Kadri, Taravari Arben, Sekulovski Riste.



