LajmeSport

Magjia e Championsit vazhdon! Barcelona kërkon të finalizojë rrugëtimin fantastik, PSG-ja vjen si favorite kundër anglezëve

Një tjetër mbrëmje Championsi, një tjetër magji.Barcelona, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkon drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.

Padyshim skuadra e drejtuar nga Hansi Flik vjen si favorite duke qenë se nuk njeh humbje në 2025-ën ndërsa nga ana tjetër verdhezinjtë kërkojnë ta thyejnë këtë pavarësisht formës jo të mirë në kampionat.

Një supersfidë franko-angleze luhet mes PSG-Aston Vila. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Ekipi i Luis Enrike eliminoi Liverpulin një nga ekipet pretendetë, dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë me klubin tjetër të Premier Ligës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close