LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon ambasadoren e Kroacisë znj. Nives Tiganj

Keyetari i Bashkimir Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Repiblikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Nives Tiganj me të cilën diskutoi rreth rëndësisë së respektimit të Marrëveshjes së Ohrit si një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend, shkruan Top24

“E vura në dukje zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje historike, dhe nevojën për zbatim të plotë e të barabartë në të gjitha institucionet.Po ashtu diskutuam mbi rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin përmes projekteve Twinning, të cilat përbëjnë një urë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane.” tha Ahmeti.

Ali Ahmeti

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të frytshëm dhe miqësor.
Theksuam rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit si një gurthemel për stabilitetin dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. E vura në dukje zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si një nga rezultatet më të prekshme të kësaj marrëveshjeje historike, dhe nevojën për zbatim të plotë e të barabartë në të gjitha institucionet.
Po ashtu diskutuam mbi rrugëtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me theks të veçantë mbi bashkëpunimin përmes projekteve Twinning, të cilat përbëjnë një urë të rëndësishme për afrimin me standardet evropiane. Realizimi i 18 projekte aktive të përbashkëta mes vendit tonë dhe Kroacisë, kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e institucioneve dhe përgatitjen për integrimin evropian.
Falënderoj Shkëlqesinë e Saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në rrugëtimin tonë evropian dhe për partneritetin e sinqertë mes dy vendeve tona.
All reactions:

13

Related Articles

Back to top button
Close
Close