
Gazetari Nevrij Ademi ka komentuar mbylljen e kanalit televiziv Klan Maqedoni, duke akuzuar keqmenaxhimin e drejtorit të televizionit, Faton Shoshi, si një nga arsyet kryesore për këtë situatë. Ademi theksoi se kjo mbyllje ka pasur pasoja të rënda për punonjësit e televizionit, duke lënë 40 persona pa punë brenda një nate.
“Keqmenaxhimi i Faton Shoshit ka sjellë deri te ky vendim tragjik. Klan Maqedoni ishte një ndër mediat më të njohura, por keqmenaxhimi i tij ka çuar në falimentim dhe mbyllje,” tha Ademi.
Për më tepër, ai nënvizoi se punëtorët e Klan Maqedoni kanë mbetur pa disa paga, duke e përkeqësuar edhe më shumë situatën e tyre.



