BotaLajme

I tërhoqi flokët gazetares që po e pyeste, ish-kryeministri italian kërkon ndjesë: Bëra gabim!

Një incident i pazakontë ka përfshirë ish-kryeministrin italian dhe ish-presidentin e Komisionit Europian, Romano Prodi-n, gjatë një interviste me gazetaren Lavinia Orefici.

Ngjarja ndodhi më 22 mars, gjatë prezantimit të librit të tij, kur gazetarja e pyeti nëse ai mbështeste kufizimin apo rregullimin e pronës private.

Prodi, i nervozuar, reagoi ashpër duke i thënë: “Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë ndonjëherë një gjë të tillë?” .

Pas publikimit të videos, Prodi kërkoi falje, duke pranuar se kishte bërë një gabim. Ai sqaroi se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren, por se ishte ndier i provokuar nga pyetja dhe kishte reaguar në mënyrë impulsive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close