LajmeRajon

Familjarët nuk rreshtën kurrë: Çka bëri shteti për mbi 240 viktimat e Krushës së Madhe? (VIDEO)

Kanë kaluar 26 vjet nga masakra e Krushës së Madhe, një prej krimeve më të mëdha të luftës në Kosovë.

Nga 25 deri më 27 mars 1999, forcat serbe vranë 243 persona dhe dogjën 893 shtëpi private e objekte shoqërore, duke lënë plagë të thella në këtë fshat të Rahovecit.

Megjithatë, familjarët e viktimave ende presin drejtësi dhe vëmendje më të madhe nga institucionet e shtetit.

Selami Hoti, përfaqësues i familjeve të Krushës së Madhe, thotë se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve, shteti nuk ka bërë mjaftueshëm për të zbardhur krimin dhe për të mbështetur të mbijetuarit.

“Fatkeqësisht, jo që është bërë mjaftueshëm, por le të mos themi fare. Ka pasur ngecje shumë të mëdha që nga paslufta, pa dalluar asnjë qeveri”, tha ai, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

Related Articles

Back to top button
Close
Close