
Presidentja Gordana SIljanovska-Davkova ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kirgistanit, me seli në Ankara, Rusllan Kazakbaev. Ai theksoi se do të bëjë përpjekje maksimale për përforcim dhe zhvillim të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.
Siç thuhet në kumtesën e kabinetit presidencial, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Kazakbaev shprehi ngushëllime për tragjedinë në Koçan
Presidentja Siljanovska-Davkova u falënderua për letrën e ngushëllimit nga ana e presidentit kirgiz, Sadir Zhaparov.
Ajo tha se mes dy vendeve ekziston potencial i pashfrytëzuar dhe hapësirë për thellim shtesë të bashkëpunimit në planin politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në atë drejtim, shfaqi bindje se emërimi i ambasadorit Kazakbaev do ta shënojë fillimin e kapitullit të ri në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit.
Bashkëbiseduesit e cekën nevojën e intensifikimit të dialogut politik dhe arritjes së marrëveshjeve të cilat e definojnë kornizën juridike të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar.



