
Një 42-vjeçar ka përfunduar nën pranga pasi është kapur me me naftë dhe vaj për makina, të cilat dyshohet se i ka vjedhur nga kompania ku punon.
“Më 25.03.2025 në ora 22.30 në fshatin Zhivojnë, komuna e Novacit, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Mexhitli e privuan nga liria Т.N.(42) nga f.Zhivojnë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235 dhe nenit 242 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit “Shkoda” pa targa, të cilin e drejtonte, u gjetën disa tuba plastike me naftë dhe vaj për makina për të cilat ekziston dyshimi se i ka marrë nga firma në të cilën punon. Automjeti dhe tubat janë sekuestruar, ndërsa personi u dorëzua në SPB Manastir dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.



