
MPB njofton se me datë 21.03.2025 në ora 17:55 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Vidoje Smilevski Bato” në afërsi të rrethrrotullimit me rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, automjeti “Golf” me targa të Tetovës i drejtuar nga E.J. (31) nga fshati Çellopek i Tetov;s, ka aksidentuar një këmbësor të mitur nga fshati Saraqinë. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.



