LajmeRajon

Automjeti u dogj pas përplasjes me një kamion! 4 viktima nga aksidenti në Shqipëri

Katër djem të moshës prej 20 deri 25 vjet humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur para mesnatës në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, në Tiranë.

Automjeti i markës “Mercedes”, në benzinë dhe impiant gazi (plin), në të cilin ishin djemtë, ishte përplasur me një kamion – betoniere, pas çka u djeg.

Të dhënat e para nga mbikëqyrja konfirmojnë se betoniera lëvizte me shpejtësi të ulët, ndërsa automjeti në të cilin gjendeshin të rinjtë lëvizte me shpejtësi të madhe.

Siç njoftuan mediat në Shqipëri, rruga nuk ishte e ndriçuar dhe si rezultat i kësaj të rinjtë nuk mund ta shihnin betonierën.

Shoferi kishte ikur nga vendi i aksidentit, por më vonë ishte arrestuar.

Aksidentin e ka vërejtur patrulla e policisë, pas çka ishin njoftuar shërbimet zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close