LajmeMaqedoniTopLajm

Gordan Kallajgjiev: Mickoski po përzihet për ta shmang përgjegjësinë personale

Nuk jam aq optimist për hetimet e deritanishme si të tjerët (e ndjek rregullisht Tufegiqin), kryesisht për pesë arsye! Kështu shkruan profesori i Drejtësisë, Gordan Kallajgjiev, ndërsa thotë se kryeministri Hristijan Mickoski po përzihet shumë personalisht dhe e shfrytëzon për poena politike, sidomos për të shmangur përgjegjësinë morale personale.

Postimi i plotë i profesor Gordan Kallajgjiev:

Nuk jam aq optimist për hetimet e deritanishme si të tjerët (e ndjek rregullisht Tufegiqin), kryesisht për pesë arsye:

1. Kryeministri përzihet shumë personalisht dhe e shfrytëzon për poena politike, sidomos për të shmangur përgjegjësinë morale personale;

2. Është ende herët për të konkluduar nëse është punuar profesionalisht;

3. MPB dhe Prokuroria Publike nuk po veprojnë shumë të koordinuar (MPB-ja hidhet si “kali para karrocës” – KPP e thotë qartë se për ngjarjet penale konferencat për shtyp i udhëheq Prokuroria);

4. Selektivitet në dyshimet me arrestimin e ish-funksionarëve;

5. Paraburgime nën presionin e opinionit publik dhe jo për arsye ligjore, duke i shfaqur para mediave me pranga, ndonëse premtuan se nuk do ta bënin këtë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close