
15 lokale nate kanë rezultuar me licencë të skaduar nga 50 objekte sa janë kontrolluar pas tragjedisë në Koçan nga nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në të gjithë vendin. Vetëm 22 diskoteka dhe kabare kanë qenë me licencë të vlefshme. Sipas njoftimit nga Qeveria për disa objekte nuk ka fare të dhëna zyrtare.
Të 22 objektet me licencë të vlefshme sot janë duke u inspektuar për të parë nëse i plotësojnë kushtet minimale teknike për funksionim, ka bërë të ditur zëdhënësja e qeverisë Marija Miteva. Sipas Mitevës ata që nuk kanë licenca ose të cilëve u ka skaduar vlefshmëria u ndalohet të bëjnë biznes derisa të kontrollohen të gjitha dokumentet e nevojshme dhe nëse mund të vazhdojnë punën dhe të sigurojnë një licencë shtesë.



