LajmeMaqedoniRajon

Në Bullgari humaniteti në vepër! Mbi 120 persona kanë dhuruar gjak për vetëm dy orë

Vetëm në dy orët e para, pasi që u hap pika në Sofje, mbi 120 persona kanë dhuruar gjak për viktimat nga tragjedia në Koçan.

Kryqi i Kuq bullgar, Spitali nacional për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve ngjitëse dhe Qendra nacionale për transfuzion dhe hematologji filloi aksionin e dhurimit të gjakut për të lënduarit në Koçan. Deri në fund të javës në parkingun e spitalit Pirogov në Sofje do të ketë tendë ku ekipi nga spitali do t’i presin ata që dëshirojnë të dhurojnë gjak.

Në të njëjtën kohë të afërmit e pacientëve që mjekohen atje do të marrin mbështetje psiko-sociale nëse kanë nevojë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close