
Në Serbi është Ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Beogradi. Vendimin e ka marrë Qeveria serbe të dielën
Flamujt në Serbi janë në gjysëm shtizë në institucionet shtetërore. Mediumet dhe institucionet kulturore janë të olbiguara ta përshtatin programin e tyre për Ditën e Zisë.
Në Beograd dje janë transferuar 12 të lënduar nga zjarri dhe janë hospitalizuar në Qendrën urgjente dhe në Akademinë ushtarako-mjekësore. Paraprakisht 12 të lënduar po ashtu janë sjellur në ato institucione, si dhe disa në Nish.
Në zjarrin e madh që shpërtheu në diskotekën në Koçan, jetën e kanë humbur të paktën 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar



