LajmeMaqedoniTopLajm

Jap dorëheqje nëse ka fakte që VMRO-ja ka lidhje me ndonjë agjenci të sigurisë, thotë Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se VMRO-DPMN-ja si parti nuk ka asnjë lidhje me asnjë agjenci të sigurisë, përcjell TV21. Mickoski tha se nëse ka fakte për këtë, ai do të japë dorëheqje.

“E hedh poshtë se ndonjë agjenci e sigurisë ka lidhje me VMRO-DPMNE-në, e hedh poshtë! E demantoj ashpër. Ju lutem, të mos spekulojmë në opinion me konstatime të këtilla, që janë të pavërteta. Ja unë pohoj me të gjithë përgjegjësinë morale, faktike, penale, se nuk ka agjenci për siguri që ka lidhje me VMRO-DPMNE-në, partinë ku unë jam president, nëse më jepni fakte, nesër do të japë dorëheqje”, tha mes tjerash Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close