
Kryetari i këshillit komunal Besnik Osmani, përmes një postimi ka njoftuar se ka filluar asfalltimi i segmentit të parë të rrugës Nerashr – Dobrosht, rrugë e cila po ndërtohet sipas standardeve, shkruan Top24
“Po është asfaltuar segmetni i parë dhe falë mbështetjes së kryetarit të komunës Nuhi Neziri, banorët e Nerashtit tani do të kenë një rrugë moderne e cila do të lehtësoj qarkullimin e lirë dhe pa pengesa për të gjithë banorët. Nuk është asgjë më shumë se premtim i dhënë para banorëve tanë” tha kryetari i këshillit të komunës së Tearcës Besnik Osmani.









