‘Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë!’ Trump nuk ndryshon qëndrim!

Pasi hodhi poshtë deklaratat për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, duekt se Donald Trump nuk ka ndërmend të bëjë të njëjtën gjë me Greonlandën.

Gjatë një takimi me shefin e NATO-s, Markl Rutte, Trump këmbënguli se Greonlanda do bëhet pjesë e SHBA-ve.

“Aneksimi i Groenlandës do të ndodhë.”- tha Trump. Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenland, ndërsa: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje.”

Nga ana tjetër në reagim e saj Danimarka është shprehur qartë se “Groenlanda nuk është në shitje”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.