Politokologu, Valon Bela përmes një postimi ka komentuar reagimin e ambasadores së SHBA-ve e cila theksoi se pyesni ministrin Limani se pse i është refuzuar viza pasi SHBA ka rregulla të repta të privatësisë. Bela në postimin e tij shkruan se, Di të të zeza për Komandant “thëngjillin” duke hedhur akuza ndaj Limanit për përfshirje në tendere të thëngjillit sa ka qenë drejtor për gjatë 13 viteve, shkruan Top24
Di të të zeza për Komandant “thëngjillin”.
Sa ishte funksionar në pozicionet BDI-së (13 vite në sektorin energjetik MEPSO dhe ESM) , i kishte merak tenderat e thëngjillit. Prandaj edhe e quaj të atillë. Por me çfarë kosto e kanë paguar qytetarët e RMV-së punën e tij 13 vjeçare në sektorin e energjetikës.
Djegia e thëngjillit lëshon CO² përplot me sulfur, azot dhe përmban pluhur që shpeshherë (përmes erës) udhëton jo vetëm në rajon por edhe shumë më larg.
Thëngjilli përmban arsen i cili dëmton të dëgjuarit dhe rrit shanset për kancer lëkuror të tipit jo malankolik (Pesch et al, 2001).
Pjesë e konsiderueshme e ajrit të ndotur në RMV vjen nga dy termo elektranat kryesore të thëngjillit (UNEP 2000). Arsyeja kryesore për këtë është përdorimi i thëngjillit dhe naftës. Përdorimi i tepërt i derivate fosilike së bashku me pajisjet e stërvjetëruara (pajisjet e termoelektranave janë nga vitet e 80-ta) shkakton që sektori energjetik të shndërrohet në ndotësin më të madh në vend me 71% të totalit nga grimcat e ndotura me efekt të “kopshtit të qelqtë”. (Banka Botërore 2004)
Në bazë të Agjencionit evropian të mjedisit jetësor ndotja e ajrit kushton rreth 230 milionë euro në vit, i cili është sa 3.2% të bruto prodhimit vendor (2011), si dhe ËSHTË SHKAKTAR PËR VDEKJEN E MBI 1350 NJERËZVE NË VIT.
Këto janë disa pika të studimit që janë bërë nga autorë të dalluar si Majk Holland, Neda Korunovska dhe Eko Svest – Qendra për hulumtim dhe informim të mjedisit jetësor.



