
Kryeministri Edi Rama doli në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për episodin e tij të radhës në rubrikën “Sy m’ sy”
Ai e nisi këtë bashkëbisedim me qytetarët me pamje nga tuneli i Murrizit, që u shpreh se do të hapej për Ditën e Verës.
“E nisa me tunelin dhe pyeta gjejeni se ku është. Dhe pati komente interesante me sa pashë. Është bukur për ta hapur me këtë pjesë, sepse përgjigjet ishin interesante. Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit, që e lyenin me rula si në kohën e ‘qepës’. Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë. Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur dhe shumë kanë ikur nga kjo botë duke e pritur.



