LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Lajm pikëllimi: U nda nga jeta ikona e fotografisë Tetovare, veprimtari i çështjes kombëtare baca Xhemil Daci

Në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë të 12.03.2025 është ndarë nga jeta ikona e fotografisë Tetovare, baca XHemil Daci, shkruan Top24

Lajmin për ndarjen nga jeta të Xhemil Dacit e ka njoftuar familja e tij duke shënuar detaje rreth ceremonisë së Varimit.

Miq e familjarë,
Me pikëllim ju njohtojmë se sot i pushoi së rrehuri zemra bashkëshortit, babait, shokut dhe mbi te gjitha humanistit Xhemil Daci. E jetoi jeten ashtu sic ishin kohërat që e sollën në këtë tokë, me furtunë dhe sfida te gjithanshme, por të papërkulur, principiel dhe me dinjitet. Gjithmonë luftoi për të krijuar një vetëdije të lartë humane dhe kombëtare, pa marrë parasysh pasojat. Kontriboi në kauzen shqipëtare në mënyra të ndryshme,gjatë gjithë jetës dhe me zjarr të pashuar. Por mbi të gjitha, u kujdes që unë, Yllza dhe Kanuni të kishim fëmijëri të lumtur dhe kreative. Rrugëtimet e para që i bëmë si fëmije ishin në tregimet e tija piktoreske që cdo natë na fusnin ne gjumë. Rrëfenjëzat e natës gjatë ditës u transformonin në avantura në natyre buzë lumit Shkumbin apo në kodrinat e Sharrit që i donte pa masë. Talenti i tij ne muzikë, oratori, shkrime dhe fotografi lanë gjurme te pashlyeshme për të gjithë ne që patëm rastin ta njohim. Nuk të kemi më, por ajo që na le ti, do të jetë me ne deri kur të vjen koha e takimit te ardhshëm. Pushofsh i qetë babi!
Për datën dhe kohën e varrimit do të ju njohtojmë enkas në postim tjeter.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close