LajmeMaqedoni

Debati për Këshillin Gjyqësor, akuza të ashpra mes pushtetit dhe opozitës!

Deputeti nga Koalicioni  VLEN Rijad Shaqiri kur po debatohej për interpelancën ndaj anëtarëve të Këshillit gjyqësor adresoi kritika të ashpra ndaj të njëjtëve se ka heshtur në raste të ndjeshme të gjykimit nga ana e gjykatave të rregullta si rasti ‘Monstra”, ”Rexhail Qerimit” dhe raste tjera.

“Nga gjithë këto kompetenca të Këshillit Republikan Gjyqësor, pesë personat në fjalë, çfarë kanë ndërmarrë në rastin  e Agim Islamit, që është i dënuar  me burgim të përjetshëm i cili vuan dënim nga prilli i vitit 2010 dhe të ndjerit Rexhail Qerimit i cili ndërroi jetë në vuajtje të një dënimi të shqiptuar pa bazë, edhe përkundër publikimit të pamjeve filmike, që personat në fjalë nuk janë kryerës të veprës, nga pamjet filmike, që asgjë nuk përputhej me trupat e ekzekutorëve dhe të dënuarve dhe ju në këtë rast asgjë nuk ndërmorët.  Rasti ”Monstra’ është rast i njëjtë që njerëzit padrejtësisht rrinë në burg dhe ju keni qëndruar duar kryq”, tha Shaqiri.
Deputeti tjetër nga VLEN pati kritika ndaj Këshillit Gjyqësor në drejtim të asaj se ka amnistuar Sasho Mihajlkovin nga vuajtja e dënimit me burgim.

Para tij deputeti nga BDI ilir Hasani tha se për 30 vite por preket ajo që deri më tani askush dhe askujt nuk i ka shkuar mendja të bëj, duke aluduar në inteprelancën dhe votimin që u bë ndaj tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

“Nëse vazhdoni tutje me këtë formë të shtypjes, do të jemi të obliguar të bëjmë interpelancë për të gjithë ata që janë zgjedhur në këtë Parlament, edhe atë 365 ditë të vitit dhe jo më larg, do të fillojmë nga Gjykata Kushtetuese, edhe atë shumë shpejtë do të parashtrojmë interpelancë për gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të cilët këtu i keni zgjedhur në këtë dhomë. Ata po e prekin atë që është e paprekshme, ata po e prekin aty ku askush nuk guxon të prekë, ata po e prekin një marrëveshje 25-vjeçare, e cila është e mediatume prej ndërkombëtarëve dhe është e garantuar nga ndërkombëtarët dhe falë asaj marrëveshje, që quhet Marrëveshja e Ohrit, ne sot e kemi shtetin tonë”, tha Hasani

Ndryshe në fillim të seancës pati debati mes kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe paraardhësit të tij Talat Xhaferi. Ky i fundit akuzoi Afrim Gashin se po bën shkelje të procedurave ligjore kur po lejon që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të shkarkohen me shumicë apsolute prej 61 deputetësh. Nga ana tjetër Afrim Gashi i’a ktheu se bëhet fjalë shkarkim që nuk ka efekt ekzekutiv duke iu referuar rregullores aktuale të punës së Kuvendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close