LajmeMaqedoniTopLajm

Rritja e pagës përplas partitë politike! LSDM akuzon VMRO-në se po i ik përgjegjësisë, VMRO: Trendafilov po bën prapaskena politike!

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE dhe LSDM për kërkesën e rritjes së pagës minimale në 500 euro. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, paralajmëron protesta nëse Qeveria nuk e pranon propozimin. Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, akuzon për prapaskena politike dhe manipulime.

VMRO-DPMNE po i ikën përgjegjësisë për të ofruar paga më të larta për punëtorët. Ky reagim vjen nga kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, pasi që partia në pushtet e akuzoi kryetarin e Konfederatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, se është peng i LSDM-së, BDI-së dhe Levicës. Filipçe përmes një statusi në Facebook, thotë se do të vazhdojë të dorëzojë ligjet në Kuvend dhe të qëndrojë i vendosur në mbrojtjen e punëtorëve.

VENKO FILIPÇE- LSDM në Facebook

“VMRO-DPMNE-në e shqetëson kushdo që kërkon të ardhura të drejta. Është e drejtë dhe e ndershme të kërkohen paga më të larta në kushtet kur as tre paga minimale nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet bazë të jetesës. Është e drejtë dhe e ndershme të kërkosh paga më të larta kur qeveria nuk bën asgjë për të parandaluar rritjet anormale të çmimeve. Kjo nuk është çështje politike, por VMRO-DPMNE dëshiron ta bëjë pikërisht këtë, një përballje partiake për të shmangur përgjegjësinë”.

Ka reaguar edhe partia “E Majta”, e cila i bën thirrje Qeverisë dhe Kryeministrit që në vend të akuzave që bëjnë, të pranojnë propozimin e LSM-së, për pagë minimale prej 500 euro. Në të kundërtën do të ftojnë qytetarët në protesta.

“E MAJTA” 

“E Majta edhe një herë i bën thirrje qeverisë që të çlirohet nga kufizimet e sponsorëve të saj dhe të përballet me faktin e mjerimit në të cilin jeton punëtori maqedonas! Mickoski në vend të ballafaqimeve dhe akuzave politike duhet të identifikohet me punëtorët dhe të pranojë propozimin e LSM-së për pagë minimale prej 500 euro. Ndryshe, Levica shpall gatishmërinë që propozimin e LSM-së ta dorëzojë në Kuvend, por edhe të mbështesë protestat e paralajmëruara të punëtorëve, kërkesa e vetme e të cilave është një jetë dinjitoze”.

Nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, vazhdojnë të pretendojnë se Trendafilov po bën prapaskena politike.

VMRO DPMNE 

“Përpjekjet e Trendafilovit për të vepruar i pavarur janë të dëshpëruara, kur ai vetë theksoi se u bashkua me opozitën për të ofruar kërkesa politike në emër të tyre përmes LSM-së. Konferenca e djeshme për shtyp e Trendafilovit është shembulli klasik i një njeriu nervoz që është ekspozuar për lojërat në prapaskenë që po bën”.

Ky reagim vjen pasi dje kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, deklaroi që nuk është anëtar i asnjë partie politike, dhe se do të vazhdojë protesta masive nëse e njëjta kërkesë, rritja e pagës në 500 euro, të pranohet nga Qeveria. /tvklan.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close