
Sot në Gjermani po zhvillohet një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve.
Greva zgjat 24 orë dhe u organizua
Ajo përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë.
Greva e sindikatave ka në shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
Lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se për shkak të shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.
Me thirrje të sindikatës ver.di sot në grevë janë gjithsej 13 aeroporte, ndër to edhe ato në Frankfurt, München, Stuttgart, Köln/Bonn, Düsseldorf, Dortmund, Hannover, Bremen, Hamburg, Berlin-Brandenburg dhe Leipzig-Halle.
Ndërsa në aeroportet Weeze në Karlsruhe ka grevë të pjesshme.
“Sindikata ver.di kërkon rritjen e rrogave prej 8% ose të paktën 350 euro në muaj si dhe disa kushte të tjera, ndërsa punëdhënësit kanë refuzuar deri tani. Negociatat mes tyre për plotësimin e kushteve do të vazhdojnë me 14 mars, por fakt është që sot do të shkurtohen mbi 3.400 fluturime dhe do të dëmtohen rreth 510.000 udhëtarë”.
Sipas AP News, anulimet e fluturimeve në aeroportin gjerman të Hamburgut kanë prekur më shumë se 40,000 pasagjerë.
Aeroporti i Berlinit anuloi të gjitha nisjet dhe mbërritjet e rregullta, ndërsa Aeroporti i Hamburgut konfirmoi se asnjë nisje nuk ishte e mundur.
Aeroporti i Këlnit/Bonnit pezulloi të gjitha shërbimet e rregullta të pasagjerëve dhe Aeroporti i Mynihut paralajmëroi udhëtarët që të parashikojnë një “orar fluturimi shumë të reduktuar”. Ndikimi i grevës u përhap në të gjithë vendin, duke prekur njësoj udhëtarët dhe bizneset, raporton Independet.



