
Në Xhedah të Arabisë Saudite mbahen bisedimet midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.
Bisedimet do të zhvillohen do të jenë të parat midis dy vendeve që nga takimi i tensionuar në Zyrën Ovale midis Zelenskiy dhe Trump. Fokusi pritet të jetë te marrëveshja e mineraleve kritike, si dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës.
“Ukraina ka dashur paqen që në sekondën e parë të kësaj lufte. Propozimet realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizim shpejt dhe me efektivitet,” tha Zelenskiy në platformën X.
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ka organizuar bisedimet, ka thënë se ideja këtë javë është “të hidhej një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe gjithashtu një armëpushim fillestar”.
Duke folur me gazetarët, Trump tha se pret rezultate pozitive nga bisedimet e SHBA me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite. Ai gjithashtu vuri në dukje se administrata e tij pothuajse ka hequr pauzën për ndarjen e informacioneve të inteligjencës në Ukrainë dhe po shqyrton masa të ndryshme tarifore ndaj Rusisë.
Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të marrë pjesë në bisedimet nga pala amerikane, siç bëri me zyrtarët rusë në Riad muajin e kaluar. Në Xhedah, Rubio do të takohet gjithashtu me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman për të diskutuar mbi rrugët mënyrat për të avancuar interesat e përbashkëta në rajon dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.



