
rejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Emir Huseini, ka njoftuar se për shkak të motit të mirë, kohët e fundit janë rritur rastet e zjarreve në zonën përreth parkut. Ai tha se pas disa ditësh intervenimi në disa zona, sot është ndërhyrë edhe në afërsi të fshatit Veshallë.
“Ashtu siç disa ditë me rradhë, sot kemi intervenuar edhe në afërsi të fshatit Veshallë. Gjithmonë në asistencë të popullatës lokale”, ka shkruar Huseini në një postim të tij.
Kjo situatë ka kërkuar mobilizimin e stafit të Parkut Kombëtar dhe mbështetje nga banorët e zonës për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe ruajtur ekosistemin e kësaj zone të mbrojtur./Zyrtare.net/



