
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pretendon se protestat në Serbi u organizuan me qëllim, sic tha, që Serbia të mos mund ta mbronte Kosovën dhe që të mos mund të ndihmonte Republikën e saj Sërpska”.
“Aq shumë kanë bërë për ta shkatëruar Serbinë. Ata organizuan revolucionin me ngjyra, kryesisht sepse donin ta shkatërronin Serbinë, në mënyrë që Serbia të mos mund të mbronte Kosovën dhe popullin e saj në Kosovë, dhe që Serbia të mos mund të ndihmonte vëllezërit dhe njerëzit e saj në Republikën Sërpska”
Presidenti serb, Vuçiq, vazhdon të pretendojë se në protestën e madhe të 15 marsit në Serbi, opozita do të shkaktojë trazira.
“Kush do të shkaktojë trazira do të arrestohet. U bëjmë thirrje të jetë paqësore, të mos shkaktojnë trazira, por I njoh dhe fatkeqësisht cdoherë kam patur të drejtë” – tha Vuçiq.



