LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE sulmon kreun e LSM-së! Petrushevski: LSM-ja s’ka kredibilitet, LSDM-ja koordinon sindikatën!

Lidhja e Sindikatave nuk ka kredibilitet, kurse LSDM-ja konfirmoi se koordinon Sindikatën – thonë nga VMRO-DPMNE, duke pohuar se Slobodan Trendafilovi – kreu I Sindikatës, një periudhë të gjatë nuk i reflekton idetë dhe nevojat e punëtorëve por të LSDM-së.

BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE

“VMRO-DPMNE zbardhi se Trendafilovi ka qenë në takime me LSD-në dhe se është në kontakte të vazhdueshme me ta dhe “Levicën”, kurse LSD-ja doli dhe pranoi. Sanja Lukarevska nga salla e parlamentit për press-konferenca qartë tha se janë takuar me Slobodan Trendafilovin. Të gjitha kërkesat e LSM-së janë politike dhe ndjekin tezat e LSD-së. Kërkesat e LSM-së, nuk mbështeten me realitetin. Shtetit i duhet zhvillimi dhe rritja ekonomike, që po ndodh në mënyrë të përshpejtuar. Kurse me transformim të shpejtë ekonomik do të rriten edhe pagat dhe standardi i qytetarëve.” 

Related Articles

Back to top button
Close
Close