
Me rastin e festës së 8 Marsit, zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale uroi festën.
“Gëzuar 8 Marsin!
Le të jetë kjo ditë një kujtesë për forcën, mençurinë dhe dashurinë që gratë sjellin në jetën tonë çdo ditë. Le të festojmë arritjet, përkushtimin dhe guximin e tyre, duke u dhënë vlerësimin dhe respektin që meritojnë.
Gëzuar për të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe të gjitha gratë që frymëzojnë dhe ndryshojnë botën me praninë e tyre!”, shkruan ajo.



