
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar 7 Marsin ditën e arsimit shqip duke shënuar se “Rruga jonë e arsimit ka qenë dhe është rrugë e sakrificës, e përpjekjes dhe ngadhënjimit mbi pengesa lloj-lloj.Kjo s’është një ditë e thjeshtë mësuesesi nga ato që feston e tërë bota. Kjo është ditë e dinjitetit, ditë e gurëthemelit të idesë së madhe iluministe të rilindasve tanë, ditë e projektimit të ëndrrave më të mëdha të kombit për vetveten.Të gjithë mësuesit, të djeshëm e të sotëm, kanë në supe peshën e asaj dite dhe të tjerave më vonë që erdhën me jo më pak sakrificë edhe në historinë tonë më të re. Prandaj, janë ata që duhen uruar me zemër.”, shkruan Sela përcjellë Top24



