LajmeMaqedoniTopLajm

Zhvendosja e gjeneralëve shqiptarë, Ademi: Turp, e shkuar turpit!

Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve – një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë – drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes është vazhdimësi e deshqiptarizimit dhe defaktorizimit të shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore. Kështu shkruan në Facebook, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se “VMRO-VLEN me veprime të tilla po shpërbëjnë Marrëveshjen e Ohrit, veprime që nuk i ngjajnë aspak një shteti anëtar i NATO-s”.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit:

Turp, e shkuar turpit!

Zhvendosja e gjeneralit Besnik Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve – një pozicion kyç që mbulon rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë – drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes është vazhdimësi e deshqiptarizimit dhe defaktorizimit të shqiptarëve në institucionet më të larta shtetërore.

VMRO-VLEN me veprime të tilla po shpërbëjnë Marrëveshjen e Ohrit, veprime që nuk i ngjajnë aspak një shteti anëtar i NATO-s.

Si ishte ajo: rrini rehat, a?!

Related Articles

Back to top button
Close
Close