
BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme! Kështu e nis regimin koalicioni VLEN, ndërsa lidhet me akuzat e BDI-së dhe Frontit Evropian për degradimin e sotëm të dy gjeneralëve shqiptarë në ushtrai, Besnik Eminit dhe Lulzim Nuredinit, të parin në administratë, të dytin në Qendrën e Trajnimit.
Reagimi i plotë i VLEN-it:
VLEN: BDI e di që shqiptarët nuk i besojnë më! Ata ndjejnë fundin e tyre dhe po përpiqen të mbjellin frikë e tensione për të shpëtuar lëkurat e veta. Të gjithë e dinë: BDI është sinonim i mashtrimeve dhe lajmeve të rreme!
Por shqiptarët nuk mashtrohen më! BDI duhet të përgjigjet në pyetjen: Çfarë mendon NATO për bojkotin e zgjedhjeve dhe destabilizimin politik? Pse BDI nuk e thotë të vërtetën? Sepse e dinë që rruga e krizës nuk i shërben shqiptarëve, por vetëm atyre që po luftojnë për t’u kthyer me çdo kusht në pushtet
Asnjë mashtrim nuk e fsheh dot realitetin! Shqiptarët kanë vendosur: BDI shkon në histori! Nuk do të lejojnë një grusht të dëshpëruarish të mbajnë peng të ardhmen e tyre!



