LajmeMaqedoniTopLajm

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka nënshkruar dekret për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje, me dekrete ka bërë emërimin e oficerëve në pozitat formative të parapara për gjeneralë, njoftuan sot nga Kabineti i saj.

Gjenerali i brigadës, Mirçe Gjorgoski, shef i deritanishëm në Komandën për operacione është emëruar komandant në Komandën për operacione në Shtatmadhorinë e Armatës

Gjenerali i brigadës Besnik Emini, komandanti aktual i Komandës Operative në Shtamadhorinë e Armatës, është emëruar këshilltar shtetëror për politikë dhe planifikim në Drejtorinë për politikë dhe planifikim, menaxhim të krizave dhe bashkëpunim civilo-ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftim, gjenerali i brigadës Orce Jordev, këshilltari i deritanishëm i shefit të Shtamadhorisë së Armatës për trajnime, stërvitje dhe mësime të nxjerra, është emëruar drejtor i Shtamadhorisë së Armatës.

Gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, drejtori i deritanishëm i Shtatmadhorisë së Armatës, është emëruar këshilltar i shefit të Shtatmadhorisë së Armatës për stërvitje, ushtrime dhe mësime të nxjerra.

Koloneli, Vasko Kokolanski është shkarkuar nga detyra e komandantit të Komandës për stërvitje dhe doktrina dhe do të emërohet në Shtatmadhorinë e Armatës.

Koloneli Lulzim Nuredini është emëruar në detyrën komandant i Komandës për stërvitje dhe doktrina dhe me dekret të presidentes është ngritur në gradën gjeneral brigade.

“Të gjitha dekretet e nënshkruara nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova zbatohen menjëherë”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentes së vendit. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close