LajmeMaqedoni

Kroatët në Maqedoni duan të hyjnë në Kushtetutë

Kroatët në Maqedoni do të përfitojnë nga përfshirja e pakicës kombëtare kroate në kushtetutën e vendit, pasi do ta bëjë më të lehtë ruajtjen e identitetit të tyre, thanë përfaqësuesit e pakicës kroate në Shkup në një takim me kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.

Në takimin zyrtar me Jandrokoviqin në Ambasadën Kroate në Shkup, kroatët maqedonas përcollën përkushtimin e tyre për të ushqyer gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kroate, por gjithashtu theksuan sfidat në fushën e arsimit, kulturës dhe përfaqësimit mediatik në aktivitetet e tyre, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Kroacisë.

Jandrokoviqit iu vunë në dukje përparësitë që do të sillte përfshirja e bashkësisë kombëtare kroate në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Ai u tha atyre se parlamenti po punon për të promovuar trashëgiminë kroate në Maqedoninë e Veriut.

Jandrokoviq nesër do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Afrim Gashi, e më pas me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

“Kryetari i Kuvendit do të mbajë edhe fjalim në seancën ceremoniale të Kuvendit të Maqedonisë. Ai do të pritet edhe nga Klubi i Biznesit Kroat, i cili mblodhi përfaqësues të kompanive kroate që operojnë në Maqedoni”, njoftoi Kuvendi kroat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close