BotaLajme

Në pak vite, mbi 500 milionë njerëz do të kenë probleme me dëgjimin

Problemet me dëgjimin janë në rritje të theksuar. Kjo si pasojë e ndotjes akustike me të cilën njeriu i sotëm përballet në çdo moment. Sipas përllogaritjeve, deri në vitin 2030 mbi 500 mln njerëz do të kenë një problem me dëgjimin dhe mbi 1 milliard të rinj janë të ekspozuar ndaj një rreziku konstant të provokuar nga tinguj si muzika në kufje, video-lojërat, pra teknologjia në tërësinë e saj.

Kjo përkthehet edhe në kosto të shtuara për ekonominë globale prej 980 mld $ ku përfshihen shpenzimet në sektorin shëndetësor dhe kostot sociale, si suporti edukativ dhe humbja e produktivitetit.

OBSH gjatë viteve të fundit ka lëshuar alarmin për përhapjen e gjerë të shqetësimeve të rënda që lidhen me aparatin e dëgjimit. Në nivel planetar janë më pak se 20% ata që marrin trajtime shëndetësore për problemin, ndërkohë që mendohet se 50% e rasteve, sipas OBSH, mund të parandalohet nëpërmjet masave në nivel politikash efikase në shëndetin publik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close