LajmeMaqedoniTopLajm

Besnik Emshiu injoron fshatrat tjera të komunës së Bogovinës, vazhdon të shtroj begatona edhe në “obore” në fshatin e tij (FOTO)

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ka ndarë lajmin se ka filluar rregullimi i një rrugice në një lagje të fshatit të tij në Bogovinë duke injoruar tërësisht kërkesat e banorëve të fshatrave të tjerë të cilët kanë po ashtu infrasrtukturë të shkatëruar rrugore, mungesë të ujit të pishëm dhe probleme të tjera, shkruan Top24

“Nuk kam çfarë të them për kryetarin, atij si bëhet vonë për asnji fshat tjetër. Shifeni Pallçishtin ujë skan për pije, shiheni, Siniçanin po ashtu, shiheni Sedllarcën, Zherovjanin por edhe Kallnikun. Kemi rrugë prej kohës së PPD-së dhe Besnik Emshiut nuk i bëhet vonë për asnjë fshat tjetër përveç Bogovinës ndërsa në Bogovinë ka fituat për 15 vota më shumë prej VLEN-it. Ai në Bogovinë ka nis edhe oboret të ua shtroj ndërsa ne kemi nevoj për rrugët kryesore” tha një banorë për Top24

Ndryshe vetëm brenda dy muajve Besnik Emshiu ka realizuar mbi shtatë investime infrastrukturore në fshatin Bogovinë dhe zero investim në fshatrat tjera.

Related Articles

Back to top button
Close
Close