
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë, mbështetësit e Berishës do të mblidhen para ambienteve të SPAK, ashtu siç ka ndodhur çdo herë që kreu i tyre është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.



