
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur pas përplasjes së djeshme mes Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Rutte ka treguar se ka biseduar të paktën dy herë në telefon pas asaj që ka ndodhur në Shtëpi të Bardhë.
“Ajo që nevojitet për këtë është që të punojmë të gjithë së bashku: Evropa, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.”
Rutte theksoi më tej se Shtetet e Bashkuara “është lider brenda NATO-s”. Shefi i NATO-s ka deklaruar se ka folur me Trump në fillim të kësaj jave dhe është i bindur se presidenti amerikan është i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake.
Ai gjithashtu theksoi se ishte Trump ai që dërgoi armë antitank Javelin në Ukrainë në vitin 2019, gjë që më pas ndihmoi Ukrainën të ndalonte rusët nga pushtimi i Ukrainës tre vjet më parë.



