
Sekretari i përgjithshëm i ASH- Taravari, Blerand Ramadani përmes një postimi në profilin e tij ka uruar fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët e komunitetit Islam, shkruan Top24
Të dashur vëllezër dhe motra, le të na mbushë ky muaj i shenjtë i Ramazanit me dashuri, paqe dhe mirësi. Le të jetë agjërimi ynë një udhërrëfyes drejt durimit, sakrificës dhe pastrimit shpirtëror. Në këtë kohë reflektimi, le të forcojmë besimin, të hapim zemrat për ata që kanë më pak dhe të kujtojmë se pasuria e vërtetë gjendet në mirësinë që përhapim.
Zoti i pranoftë lutjet tona, na dhëntë forcë për të përballuar sprovat dhe na bekoftë neve dhe të dashurit tanë me shëndet, begati dhe mëshirë.
Urime!



