
Kuvendi i RMV-së miratoi ndryshimet ligjore dhe nga mesi i muajit prill publikimi i çmimeve në faqet e internetit do të jetë i detyrueshëm për shitësit e mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël. Nga ky detyrim përjashtohen dyqanet e lagjeve dhe në dhjetë ditët e ardhshme do të publikohen rregulloret që do t’i rregullojnë ato.
Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit do të publikohen këto ditë në Gazetën Zyrtare dhe supermarketet kanë 45 ditë kohë për të përgatitur dhe publikuar në ueb-faqet e tyre të gjitha çmimet e produkteve që kanë në dyqanet e tyre, tha në një konferencë për media”, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
“Me këto ndryshime ligjore presim transparencë më të madhe, konkurrencë më të mirë dhe çmime të reduktuara dhe qytetarët do të mund të zgjedhin se ku do t’i shpenzojnë paratë e tyre dhe do të dinë se në cilin market dhe me çfarë çmimi shitet një produkt”, sqaroi Durmishi.
Durmishi kujtoi edhe vendimet e miratuara më parë të qeverisë që ngrinin marzhet bruto të 102 grupeve të produkteve bazë.



