
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar ish presidentin e Maqedonisë Boris Trajkovski i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident ajror para 21 vitesh. Ahmeti për Trajkovskin e thekson se shte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot, shkruan Top24
Sot kujtojmë Presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet nga vdekja tragjike e tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij.
Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot.




