LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton Adem Demaçin: Ai ishte shembull për qindra dhe mijëra shqiptarëve që vepronin e luftonin për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar përvjetorin e veprimtarit të çështjes kombëtare në Kosovë, Adem Demaçi duke e përshkruar ate si shembull për qindra dhe mijëra shqiptarëve që vepronin e luftonin për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore, shkruan Top24

 

Ali Ahmeti

Sot është ditëlindja e Bacë Adem Demaçit.
Simboli i luftës për liri, pavarësi e demokraci të popullit shqiptar sot do të mbushte 89 vite.
Sakrifica e tij nëpër burgje e kazamatet serbo-jugosllave duke qëndruar i palëkundur në mbrojtjen e çështjes shqiptare na e ngjalli çdo qelize që të vehej në levizje në luften e madhe çlirimtare.
Ai ishte shembull për qindra dhe mijëra shqiptarëve që vepronin e luftonin për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore!
Ladi veprës dhe sakrificës së Adem Demaçit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close