
Gjykata e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë sot aktgjykimin për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se një vit.
Ky vendim do të jetë i shkallës së parë dhe ndaj tij, si Prokuroria ashtu edhe mbrojtja, do të kenë të drejtë ankese.
Sipas analistit Adrian Zeqiri, i cili foli në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pritet që “gjykata ta shpallë Dodikun fajtor”, tha ai.
Zeqiri po ashtu vë në dukje praninë e trupave hungareze në Bosnje, duke e krahasuar situatën me atë në veri të Kosovës.
“Trupat hungareze janë aty sikurse që kanë qenë në veri të Kosovës. Në raste të mundshme arrestimesh, rreziku për eskalim mes trupave të NATO-s dhe popullatës serbe është më i ulët, pasi serbët i konsiderojnë ushtarët hungarezë si më pak të rrezikshëm, sikur aleatë”, tha Zeqiri, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:



