
Kanë vazhduar investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Tearcës ku po rekonstruohen rruga Nerasht Dobrosht dhe rruga Nerasht-Odri, shkruan Top24
Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri ka paraljmëruar edhe një numër të madh investimesh infrastrukturore në të gjitha fshatrat duke e kthyer komunën e Tearcës në një kantier investimesh infrastrukturore.
“Po punohet në këto dy akse, të rëndësishme për banorët e komunës së Tearcës, por kjo është vetëm fillimi i një pranvere investimesh në komunën e tonë për të bërë realitet çdo premtim të dhënë para çdo banori të çdo vendbanimi të komunës sime duke bërë që jeta e qytetarëve të komunës sonë të ndryshoj” tha Nuhi Neziri.








