LajmeMaqedoni

1.000 njehsorë “smart” për të matur shpenzimet e ujit, Bogatinovski: Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht investon në zgjidhje digjitale që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht punon në zgjidhje inovative për transformim digjital të shoqërisë. Një nga projektet në këtë drejtim është edhe digjitalizimi në industrinë e furnizimit me ujë, ku në bashkëpunim me Giz-in gjerman dhe ADKOM, Telekomi i Maqedonisë ka instaluar 1000 njehsorë të mençur (smart), për matjen e shpenzimit të ujit. Si pilot projekt, njehsorët janë vendosur në katër komuna, në Krushevë, Dojran, Radovish dhe Kavadar.

“Telekomi i Maqedonisë vazhdimisht investon në zgjidhje digjitale që e përmirësojnë jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe gjithashtu kontribuojnë në uljen e shpenzimeve të resurseve natyrore. Një projekt i tillë ku kemi investuar si partneritet publiko-privat, bashkë me partnerët tanë Giz dhe Adkom, është pikërisht ky projekt ku kemi zbatuar 1000 njehsorë të mençur të ujit, në 4 pilot komuna. Njehsorët e mençur automatikisht i mbledhin të dhënat për harxhimet e ujit dhe i dërgojnë përmes rrjetit mobil deri te ndërmarrjet publike. Njëkohësisht, ndërmarrjet publike kanë qasje jo vetëm në shpenzimet e ujit, por gjithashtu në rrjedhje eventuale, që do të thotë ulen humbjet, dhe me këtë ulen edhe shpenzimet për resurse njerëzore, sepse nuk ka nevojë për inkasantë”, tha përfaqësues i Telekomit të Maqedonisë Marjan Bogatinovski, duke shtuar se si kompani po investojnë në projekte të ngjashme edhe në lidhje me energjinë elektrike dhe telemedicinën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close