
Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri ka pritur në takim udhëheqësit e kompanive nga Norvegjia, z.Frederik Eriksen si dhe z.Lars Stefens me të cilët ka biseduar për vendosjen enjë partneriteti mes kompanive të Pollogut me kompanitë prestigjioze Norvegjeze që përfaqësojnë z.Frederik Eriksen si dhe z.Lars Stefens, shkruan Top24
Kryetari i komunës z.Nuhi Neziri dje pati nderin të mirëpres në ambientet e komunës udhëheqësit e kompanive prestigjoze në Norvegji z.Frederik Eriksen si dhe z.Lars Stefens së bashku me administratorin z.Femi Bafti.
Le të shpresojmë se pas këtij takimi të rëndësishëm do të pasojnë bashkëpunime të frytshme me kompani të ndryshme në rajonin e Pollogut.
Me respekt,



