LajmeMaqedoni

Fillon rikonstruimi i rrugës Nerasht – Dobrosht

Sot kanë filluar punimet për rikonstruimin e rrugës Nerasht-Dobrosht ku do të bëhet rikonstruimi i tërësishëm i rrugës duke përfshirë vendosja e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit, tamponimi, nivelizimi si dhe shtrimi i asfaltit. Projekti në fjalë do të përfshi rrugën prej te shkolla e fshatit Nerasht deri te lidhja e rrugës me magjistralen Tetovë-Jazhincë.

Projekti do të realizohet në tri faza me qëllim që derisa të kryhen punimet mos bëhet bllokimi i lëvizjes së qytetarëve. “Projekti do të jetë ndër më të avancuarit dhe do të bëhet me të gjitha nishanet dhe është projekti i parë ku asfalti do bëhet në dy shtresa” deklaroi kryetari i komunës, Nuhi Neziri.

Nga komuna bëjnë apel që qytetarët të jenë të durueshëm dhe mos të lëvizin pa nevojë me qëllim realizimit sa më të shpejtë të projektit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close